Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që të hetojë ish-Kryebashkiakun e Kavajës, Ervis Rroshi në lidhje me një kallëzim të depozituar në prokurorinë e Durrësit që në vitin 2015 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Vendimi i GJKKO-së është marrë pas kërkesës së dorëzuar nga gjykata e Durrësit, e cila në nëntor të vitit të kaluar shpalli moskompetencë në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për të pushuar hetimet.