Zëvendëskryeministri i Polonisë dhe kryetari i partisë në pushtet, Jarosłaë Kaczyński, ka thënë se Gjermania po përpiqet që ta shndërrojë Bashkimin Evropian në “rajh të katërt gjerman”. Duke folur për gazetën polake të së djathtës ekstreme, “GPC”, kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi (PiS) tha se disa shtete “nuk janë të entuziaste për perspektivën e një rajhu të katërt gjerman që po ndërtohet në bazën e BE-së”, shkruan The Guardian.