Top News – AKU amniston gjobat / KLSH-Janë falur mbi 3 mln lekë masa administrative
25/10/2021 13:45

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit merr atributet e Presidentit, i cili u bën "amnisti" të dënuarve ndërsa AKU nën drejtimin e Arben Skënderit bën "amnisti" në faljen e gjobave të bizneseve për shkelje të konstatuara që lidhen me sigurinë ushqimore. Në raportin e KLSH të siguruar nga gazeta “Shqip” shihen abuzimet e bëra dhe falja që po i bën bizneseve të gjobitur drejtuesi i këtij institucioni Arben Skënderi. Në një vendim të qeverisë thuhej se të paktën gjobat me vlerë mbi 300 mijë lekë, do të shqyrtoheshin nga një komision i lartë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Por AKU në vend që të dorëzonte dosjet tek ky komision ministror, i ka marrë në shqyrtim gjobat dhe i ka falur me shpejtësi. Në raport shkruhet se “nga auditimi i praktikave të shqyrtimit të ankesave nga Komisioni përkatës pranë DPAKU, është konstatuar se në 3 raste për subjekte janë shfuqizuar gjobat e vendosura nga inspektorët në Tiranë me vlerë 1,300,000 lekë, 700,000 lekë, dhe 1,150,000 lekë). KLSH i kërkon AKU-së që këto para të kthehen në arkën e shtetit, pasi nga auditimi rezulton që vendimet këtij komisioni janë tw pavlefshme. “Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU, të përcjellin pranë zyrave të përmbarimit, vendimet e mësipërme të Gjykatës, me qëllim vënien në ekzekutim dhe arkëtimin e gjobave në vlerën 3,150,000 lekë”, thuhet në raportin e KLSH-së. sipas KLSH-së Këto veprime bien në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Ligjit “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Top Channel/ ‘Mori licencë për të vazhduar vjedhjen’, Berisha: Halli i Edi Ramës shumë i madh
14/12 12:34
Top Channel/ Elbasan, 16 të arrestuar / “Metalurgjiku”, përpunonin mbetje në mënyrë të paligjshme
14/12 12:32
Top Channel/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Shqiptarët e të gjitha bindjeve ftohen në protesta
14/12 12:29
Top Channel/ Top Channel/ Protestat e Lapajt para kryeministrisë, Berisha: Unë e mbështes atë
14/12 12:28
Top News – Bateritë digjen natën te Metalurgjiku. 16 të arrestuar në Elbasan, pronarët në kërkim
14/12 12:27
Top Channel/ Bllokimi i punonjësve të BKH në kryeministri, Berisha: Rama ka frikë, po mbron veten…
14/12 12:22
Top Channel/ Berisha në facebook, bashkëbisedim me qytetarët
14/12 12:22
Top News – ‘Trimosha të BKH me patllake te Kryeministria’, Rama tregon përplasjen me Gardën
14/12 12:19
Top Channel/ Shpendi i festave/ Rritësit e gjelave të detit në pritje të ditëve festive të fundvitit
14/12 12:18
Top Channel/ Të rinjtë, 15% të papunë/ Pagat vijojnë të rriten në ndërtim, financa dhe teknologji
14/12 12:17
Top Channel/ Bllokohet dogana në Kakavijë/ Protestat e fermerëve grekë, do të pezullohet puna 3 orë
14/12 12:15
Top Channel/ Aksidentet marrin tre jetë/ Ngjarje të rënda në Tiranë, Fushë-krujë dhe Fier
14/12 12:13
Top Channel/ Ekstradimi i vrasësit/ Theu lirinë me kusht dhe hapi shtëpi bari, kapet Flamur Topalli
14/12 12:13
Top News – Rama vlerëson Altin Dumanin dhe i uron suksese Klodjan Brahos
14/12 12:06
Top News – 100 vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Rama: E shpalli republikani Ahmet Zogu!
14/12 12:05
Top News – Lahuta, pjesë e UNESCO-s, Rama: Sukses i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit
14/12 12:04
Top News – Përgjaken rrugët në fundjavë. Dy të vdekur dhe dy të plagosur në tre aksidente
14/12 12:03
Top Channel/ Rama flet për vendimin e Kushtetueses: “Trimoshat” e BKH nuk respektuan rregullat
14/12 12:02
Top News – Tjetër aksident, makina del nga rruga në Lushnje, dy të plagosur rëndë
14/12 11:20
Top News – ‘Të reflektojmë për reformën në drejtësi’/Rama: Bebja e re duhet ndarë nga ujërat e pista
14/12 11:14
BILETA Portokalli - Bileta