Aktori i famshëm, John Travolta, ka shitur shtëpinë e tij për katër milionë dollarë. Mediat e huaja shkruajnë se ai mori vendimin për të shitur rezidencën luksoze, pasi bashkëshortja e tij Kelly Preston, ndërroi jetë aty pas një beteje të gjatë me kancerin. Mesa duket Travolta nuk do të qëndrojë në një shtëpi që i sjell kujtime të trishta.