Top News- Aktivistja iraniane merr Nobelin e Paqes/ Luftoi për pavarësinë e grave në Iran
06/10/2023 17:10

Narges Mohammadi ka fituar këtë vit Çmimin Nobel për paqe për luftën e saj për pavarësinë e grave në Iran. Ajo aktualisht është në burg për shkak të aktivitetit të saj për të luftuar shtypjen e grave në Iran. “Komitet Norvegjez i Nobelit ka vendosur të nderojë me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2023, Narges Mohammadin, për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe për luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë”, thuhej në shpalljen e vendimit. Mohammadi, 51-vjeç, është një prej aktivisteve kryesore për të drejtat e njeriut në Iran dhe ka bërë fushatë për të drejtat e grave dhe pezullimin e vendimit me vdekje. Ajo është aktualisht duke vuajtur disa dënime në burgun Evin në Teheran dhe akuzohet për përhapje të propagandës kundër shtetit. Burri i saj, po ashtu aktivist, jeton jashtë iranit, bashkë me dy fëmijët e tyre. Pamjet e grave duke protestuar nëpër rrugët e Iranit, duke djegur shamitë e kokës, dhe duke thirrur “Gratë, Jetë, Liri”, janë shpërndarë në gjithë botën. Protestat kundër Qeverisë së Iranit u ndezën pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, në duart e policisë iraniane, pasi ishte ndaluar për shkak se nuk e kishte vendosur sic duhej shaminë e kokës. Autoritetet e shtypën më pas protestën, duke lënë qindra njerëz të vdekur. Fushata e Mohammadit për lirinë e shprehjes dhe liritë e grave, ka shtyrë regjimin e iranit që ta arrestojë atë 13 herë, ta dënojë pesë herë, dhe ta lërë për 31 vite në burg.

Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
Top News – Aleatët evropianë braktisin Trumpin / Takimi i parë i Bordit të Paqes në Uashington
19/02 11:56
Top News -‘Nëse e përdorim askush s’ka shpëtim’/ Kim Jong un, raketalëshues të ri me koka bërthamore
19/02 11:52
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Tregohuni të mencur, pranoni marrëveshjen!
19/02 11:51
Top News – ‘Bëhuni të mençur, bëni marrëveshje’ / Trump paralajmëron Iranin, sulm këtë fundjavë
19/02 11:47
Top News – Trump godet Iranin brenda ditësh! SHBA mbledh fuqinë më e madhe të zjarrit në dekada
19/02 11:46
Top News – Nuk ka paqe në Ukrainë këtë vit / Spiunët evropianë pesimistë: SHBA nuk do arrijë asgjë
19/02 11:37
Top Channel/ Bordi i Paqes, takimi inaugurues: 27 vende pjesëmarrëse, mes tyre Shqipëria e Kosova!
19/02 11:27
Top Channel/ Gjermania sfidon hapur SHBA-në, Merz: Synojmë partneritet strategjik me Kinën!
19/02 11:23
Top News – A do ta shpëtojë Putini Kubën…? ‘Në mbështetje të Havanës si miq të vjetër’
19/02 11:14
Top News – Avioni luftarak evropian dështoi / Gjermania kërkon më shumë F35-a amerikane
19/02 11:06
Top News – Presidenti bëhet shembull. Tentoi grusht shteti me ushtrinë, dënohet me burg
19/02 10:09
Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
DIGITALB DIGITALB