Deputeti socialist, Erion Braçe kritikoi “Pakon e Madhe” të qeverisë, ardhur si shpërblim për fundvitin për shtresat në nevojë dhe për disa kategori të punësuarish në administratë. Braçe u shpreh se nuk mund ta votojë këtë akt, për aq kohë sa nuk përfshin fermerët dhe ndihmën ndaj sektorit të bujqësisë.