Zyra e Bashkimit Evropian ka kërkuar që të ndërpritet aksioni për shembjen e 11 shtëpive buzë Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut. Sipas BE-së, në lidhje me kryerjen e aksionit nuk u respektuan "procedurat e rregullta ligjore". BE bëri thirrje ”për ndërprerjen e menjëhershme të çdo rrënimi, largimi të detyruar apo marrjeje në posedim të mëtejshme derisa shqetësimet lidhur me procedurën e rregullt ligjore, proporcionalitetin, të drejtat pronësore, të drejtat e njeriut dhe mjetet juridike efektive të adresohen në mënyrë të duhur”.