Interpol njoftoi se një operacion masiv ndërkombëtar ka shpëtuar nga trafiku dhe grupet kriminale mbi 4400 viktima, ndërsa janë identifikuar pothuajse 13 mijë emigrantë të parregullt që shfrytëzoheshin në kushtet e skllavërisë në 119 vende të botës. Operacioni Liberterra 3, që u ndërmor në datat 10 deri më 21 nëntor të vitit të kaluar çoi në arrestimin e mbi 3700 personave të akuzuar si të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandës dhe shfrytëzimit të minorenëve.