Dhjetra forca policore blinduan qytetin e Vlorës mbrëmjen e së dielës, ku si rezultat dy persona u vendosën në pranga, pasi u kapën me armë zjarri dhe dy të tjerë u shoqëruan në komisariat. Santiljano Basho dhe Bruno Shehu janë dy të arrestuarit e operacionit të së dielës, në të cilën u anazhuan forcat RENEA dhe FNSH. Ata u kapën me armë zjarri dhe me një sasi parash, shuma e së cilës ende nuk dihet pasi nuk ka një njoftim zyrtar nga polcia.