Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u është përgjigjur kritikave të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe vendeve të QUINT-it për aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Sveçla i ka cilësuar si brenga e jo kritika mospajtimet e partnerëve ndërkombëtarë për veprimet në komunat veriore.