Në kuadër të planit të masave pas zjarrit në pallatin te ish-Farmacia 10, ku u dogjën 71 apartamente, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një takim me strukturat e emergjencave, Policisë Bashkiake dhe të shërbimit zjarrfikës. Ristani theksoi se ndërhyrja në kohë bëri të mundur evakuimin e banorëve pa pasoja në jetë njerëzish. Më tej, Kryetarja e komanduar njoftoi nisjen e një procesi kontrolli për masat e sigurisë kundër zjarrit në ndërtesat që janë pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, por që nuk kanë kaluar më pas në filtrat e plotë të verifikimit.