Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Finalizohet operacioni policor i koduar "Plazh i lirë". Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos. Procedohen penalisht 4 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse. Sekuestrohen 836 shezlongë dhe çadra.