Policia kufitare bllokoi 11 mjete të tjera lundures, konretisht 4 jetski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale, pasi gjatë kontrolleve të kryra, konstatoi paligjshmëri. 3 jetski u bllokuan në Dhërmi, Durës dhe Shëngjin pasi u konstatuan duke lundruar në zonën e përcaktuar për pushuesit. Drejtuesit e këtyre mjeteve u ndëshkuan me masë administrative nga 100 000 lekë të rinj secili.