Një aksion kundër lojërave të fatit u zhvillua në Divjakë nga policia. Dy persona përfunduan gjatë operacionit të koduar Game Over që u shtri në këtë zonë ku u zhvilluan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshohej se ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme. Në fshatin Karavasta e Re, agjentët zbuluan një lokal ku organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë. Në pranga përfundoi pronari i biznesit 52-vjeçari Altin Çoku dhe kamarieri që rezultoi se ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë nëpërmjet të cilëve dyshohet se vendoseshin baste ilegalisht. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.