Katër persona ranë në prangat e policisë së shtetit, në kuadër të dy operacioneve të zhvilluara në 24 orët e fundit, me qëllim vënien përpara dejtësisë të personave që akuzohen për grabitje të ndryshme banesash dhe biznesesh. Dy të rinj ranë në pranga në qytetin e Kavajës, si autor të dyshuar të 7 vjedhjeve në banesa të ndryshme. Përgjatë 3 muajve të fundit, Shkëlqim Copa 20 vjec dhe Alfred Përshtaku 29 vjec, të dy banues në Golem, në bashkëpunim me njëri tjetrin grabitën 7 banesa të ndryshme në Kavajë. Nga muaji prill deri më tani, këta dy shtetas vodhën nga këto banesa pajisje të ndryshme elektrike, mobilje por edhe vegla pune.