Pas rikthimit të kompetencave të Erion Veliajt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, strukturat bashkiake kanë nisur një aksion të gjerë në terren, duke ndërhyrë në disa prej zonave më problematike të kryeqytetit. Aksioni për pastrimin e qytetit ka përfshirë zonën e Bregut të Lumit, Babrrunë dhe Urën e Kamzës, ku grupet e punës kanë zbritur në terren pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Në këtë aksion janë angazhuar Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit, Policia Bashkiake dhe ndërmarrje të tjera në varësi të bashkisë. Sipas zyrtarëve, ndërhyrjet po kryhen në bazë të direktivave të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.