Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në zonën e Kavajës. Burime nga policia thanë se dhjetëra persona janë shoqëruar ndërsa janë ekzekutuar dhe disa masa arresti. Aksioni po zhvillohet nga anidroga, operacionalja dhe forcat shqiponja. Për ekzekutimin e masave të sigruisë të lëshuara nga gjykata janë angazhuar rreth 100 forca operacionale. Mësohet se aksioni është kryer gjatë orëve të paradites ndërsa pritet një njoftim nga ana e policisë së Durrësit në orët në vijim. Sipas burimeve të paktën 18 masa sigurie janë lëshuarm ndërsa operacioni u zhvillua pas një hetimi 3 mujor.