Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Alban Gurin, drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje 10 vjecaren në Tiranë, dy ditë më parë. Ndaj të arrestuarit Alban Guri, trupi gjykues tha se janë ngritur akuzat e aksidentit me pasojë vdekjen si edhe largim nga vendi i ngjarjes.