Erjon Kacani është i riu që dyshohet se aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo dy ditë më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. I dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës. Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti.