Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga një 20-vjeçar, kur ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, një pasagjer tjetër, rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë.