Një grua e re ka gjetur vdekjen nga një aksident i ndodhur në orët e para të ditës së martë, por që është raportuar me 24 vonesë nga policia. Viktimë dyshohet se ka mbetur një shtetase 30-35 vjeçare. Ajo është përplasur te mbikalimi i Shënavlashit në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 68-vjeçar me inicialet Dh.R., banues në Tiranës si autor të aksidentit.