Aktori i njohur si Cekja i Beratit, Sejfulla Myftari është aksidentuar këtë të premte në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtonte Sejfulla Myftari, tip Mercedes Benz, është përplasur me Ford-in që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, por fatmirësisht as aktori i humorit dhe as kleriku i njohur nuk janë lënduar. Ndërkohë, mjetet e tyre kanë pësuar dëmtime materiale. Policia Rrugore e Gjirokastrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përcaktojnë edhe përgjegjësin për përplasjen.