Pesë persona kanë vdekur pasi një autobus turistik që po kthehej nga Ujëvara Niagara u përplas në autostradë disa kilometra larg Nju Jorkut. Dëshmitarët panë autobusin të humbiste kontrollin dhe të përmbysej afërsisht 64 km nga Ujëvarat e Niagarës, një destinacion i rëndësishëm turistik në kufirin SHBA-Kanada. Shumica e 52 personave që ndodheshi në bord ishin nga India, Kina dhe Filipinet. Disa prej tyre u hodhën nga autobusi dhe të tjerë mbetën të bllokuar brenda rrënojave për disa orë, tha policia. Besohet se shumica nuk i kishin vendosur rripat e sigurimit. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë. Ambulanca dhe helikopterë u dërguan në vendin e aksidentit, ndërs të plagosurit u dërguan drejt spiutalit menjëherë. Andre Ray, komandanti i trupave të Policisë së Shtetit të Nju Jorkut, tha në një konferencë për shtyp se nuk janë ngritur akuza dhe se është përjashtuar nga hetimi mundësia e një defekti mekanik. Pasagjerët ishin të gjitha moshave, mes të cilëve dhe fëmijë.