Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit Afrim Tafa, si dhe zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike Zija Sulaj, dhe shefin e Policisë Rrugore Kreshnik Skëndo.