26 vjecari Eldi Allushi i cili shkaktoi aksidentin mbi digën e liqenit të Tiranës, ka dhënë dëshminë përpara oficerve gjyqsorë. Dëshmia e të riut ka qenë kontradiktore, për shkak se dha tre versione të ngjarjes. Fillimisht Allushi tha se nuk ishte ai drejtues i automjetit BMË X6 por një person tjetër. Më pas ai hodhi poshtë deklartën e tij, duke thënë se në timon ishte ai dhe se shoqërohej nga dy persona.