Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë kanë zbardhur aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Himarë-Borsh” ditën e hënë. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit ‘Toyota’, 52-vjeçarin me iniciale D.K. i cili ka përplasur dy turistët, banues në Austri që po udhëtonin me motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja 63 vjeç, ndërsa drejtuesi I motomjetit, 64 vjeç ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.