Numri i aksidenteve përgjatë në tetë muajt e parë të këtij viti pësoi rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, po ashtu edhe numri i personave që kanë vdekur dhe janë plagosur. Instat raporton se ulja është me gati 15 për qind në krahasim me janar-gusht të vitit të kaluar. Në të njëjtin raport, INSTAT thotë se nëntë nga dhjetë aksidentetet e regjistruara përgjatë kësaj periudhe kanë ndodhur për shkak të drejtuesit të mjeteve.