Tre automjete janë përplasur në zinxhir mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar lehtë një person, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Fierit është larguar. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale dhe për disa momente ka sjellë vështirësi në qarkullim.