Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premes të aksin rugor levan-Vlorë, në afërsi të vendit që njihet si zona e kripës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shuar tërësisht familjen me 4 anëtarë që udhëtonte në njërin prej tyre, dy prindrit dhe dy fëmijët. Mësohet se të miturat që kanë mhumbur jetën në aksident ishin të moshës 9 dhe 14 vjeç, ndërsa prindrit e tyre tyrë të moshës 44 dhe 33 vjeç. Viktimat e aksidentit janë Eduart dhe silvana Gushi si dhe dy vajzat e tyre Anastasia dhe Eva Gushi. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes mjeti ku udhëtonin 4 anëtart e familjes së shuar tashmë ishte me targa greke, tip tojota.