Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.