Një avion me 64 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në një lumë në Uashington, pasi u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane. Derimë tani janë nxjerrë nga lumi 18 trupa, ndërsa mësohet se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po vijonë operacionet e tyre. Aksidenti u shënuar rreth orës 9 të mbrëmjes me orën lokale, ku avioni u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane teksa po i afrohej Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan, sipas Administratës Federale të Aviacionit.