Një aksident është regjistruar sot rreth orës 2:30 minuta të orëve të para të ditës në afërsi të poliklinikës qendrore të qytetit të Vlorës përgjatë Bulevardit I Qemali. Si pasojë e përplasjes automjeti është përfishirë nga flakët. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina para se mjeti të përfshihej nga flakët. Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta nga përplasja dhe është shoqëruar në spital .