Top News- Aksident në Kune të Shëngjinit/ Përpasen dy motora, një i plagosur
09/03/2025 17:00
Një aksident është shënuar në Kune, afër Shëngjinit. Dy motorra janë përplasur, dhe një person dyshohet të ketë mbetur i plagosur. Ai është transportuar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta.