Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bulçar të Gramshit. Si pasojë e përplasjes së automjetit, kanë mbetur të plagosur katër persona. Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Por gjendja e dy prej të plagosurve ishte më e rëndë dhe janë dërguar te spitali i Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse