Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës. Një automjet ka përplasur një grua këmbësore, e cila po kalonte rrugën. Pas aksidentit, ajo është transportuar me autoambulancë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.