Një aksident është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Bëhet me dije se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.