Një aksident është shënuar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe. Kamioni i pastrimit të qytetit të Laçit, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën. Sipas të dhënave kamioni ishte i mbushur me mbeturina dhe po shkonte ne lanfillin e Bushatit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, nga i cili është krijuar dhe trafik i rënduar.