Rreth orës 12:50, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Ll., ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. D., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Ky shtetas po transportohet në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.