Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën Mirjan Tema, 20-vjeç. Viktima ka qenë pasgjer në automjetin tip Smart që drejtohej nga Haxhi Vraja, po 20-vjeç. Makina doli nga rruga, duke perfunduar ne shtratin e lumit Zezë dhe duke I shkaktuar vdekjen të riut Tema. Mirjan Tema është banues në fshatin Larushk. Mësohet se shoferi eshte derguar tek spitali I Traumës ne gjendje shoku. Shkak i aksidentit mesohet te jete shpejtesia dhe nje kthese e forte ne kete rruge.