Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan. 30 vjecari që drejtonte automjetin humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në një kanal, aksident i cili fatkeqësisht rezultoi fatal për të riun. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Makina e përfunduar në kanal është pikasur nga disa kalimtarë të cilët më pas njoftuan shërbimet e policisë.