Një aksident I rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele, ku 3 makina janë përlasur me njëra tjetrën. Aksidenti I rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas të dhënave të para nga vendi I ngjarjes, nga aksidenti i trefshishtë një persona ka mbetur I plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje të rëndë për jetën. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar trefik në aksin LEzhë-Shkodër, teksa policia e autoambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.