Një aksident është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Bilisht. Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete ndërsa janë lënduar rreth 8 persona. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit ndërsa të lënduarit sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.