Një aksident i rëndë rrugor në Algjeri ka lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe 44 të plagosur, pasi një autobus u përmbys gjatë udhëtimit. Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Algjerisë, ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mediat ndërkombëtare raportojnë se kryeministri Sifi Greb vizitoi Spitalin Universitar të Boumerdes, ku po trajtohen disa prej të lënduarve, për t’u informuar nga afër mbi gjendjen e tyre dhe masat e marra nga autoritetet pas tragjedisë. Autoritetet algjeriane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa bilanci i viktimave mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së të plagosurve dhe ecurisë së operacioneve të shpëtimit.