Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë të shtunë në fshatin Balldren të Lezhës. Nga përplasja e fortë, njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një parcelë. Shoferi i mjetit dhe njëra nga pasagjeret kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Nuk dihen ende rrethanat e përplasjes të makinave dhe shkaqet e aksidentit.