Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e sotme në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Shtiqnit. Një automjet i vogël ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar gjithashtu dëmtime në shtyllat e ndriçimit dhe barrierat anësore të rrugës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e personave të dëmtuar nga mjeti. Ndërkohë nga Policia e Kukësit ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me shkaqet apo gjendjen e të lënduarve.