Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Fierit. Sipas të dhënave paraprake në aksidentin që ndodhi në lagjen ‘Apolonia’ u përfshinë 4 makina dhe një motor që shpërndante pica. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.