Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të qytetit të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima, ende e paidentifikuar, dyshohet të jetë rreth të pesëdhjetave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.