Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi. Në përplasjen e fortë janë përfshirë katër automjete, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë. Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40, ndërsa bëhet me dije se është dëmtuar prej drejtuesve si dhe një pasagjere. Të dy ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.