Një tren në Holandë është përplasur me një vinc mirëmbajtjeje që qëndronte në shinat e trenit duke vrarë drejtuesin e tij dhe duke plagosur dhjetëra pasagjerë pasi vagonët dolën nga shinat dhe ranë në një fushë, mëngjesin e të martës. Punime të mirëmbajtjes ishin planifikuar në shina dhe kjo ishte një procedurë standarte por zyrtarët thanë se nuk e kishin patur idenë se vinci kishte dalë mbi binarë në një kohë kur ato ishin të hapura për trafikun.