Top News- Aksident fatal në aksin Vlorë-Orikum, përplasen tre automjete, ndërron jetë një person
09/06/2026 09:41
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Vlorë- Orikum, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një automjet janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.